Villarreal është fituese e Europa League pas një ndeshje “maratonë”, e cila u mbyll vetëm përmes penalltive. 120 minutat përfunduan në barazim 1-1 me gola të shënuar nga Gerard Moreno për spanjollët dhe Edinson Cavani për Manchester United.
Skuadra e Unai Emery u tregua më e ftohtë te penalltitë. Pas plot 21 goditjeve të sakta nga pika e bardhë, erdhi dështimi e ai ishte David de Gea. Villarreal e fitoi këtë trofe për herë të parë në histori të klubit dhe Raul Albiol, ish mbrojtësi i Real Madridit, kishte premtuar se do t’i priste flokët dhe e bëri këtë gjatë festës në dhomat e zhveshjes.