Pini Zahavi kthehet të jetë një “makth” për Bayern Munich. Super menaxheri do të përballet me klubin si përfaqësues i Kinglsey Coman me synimin për atë arritur një marrëveshje fitimprurëse për rinovimin e kontratës së francezit.
Menaxheri i njohur, pasi ka arritur të sigurojë një rinovim milioner për Manuel Neuer dhe ka shtyrë David Alaba te Real Madrid, tani mund të pasurojë Coman, me këtë të fundit që i ka besuar detyrën që të vlerësojë oferta të mundshme nga Anglia dhe të negociojë rinovimin me kampionët e Gjermanisë.
Për ish-lojtarin e Juventus interesohet prej kohësh Manchester United, por kontrata e tij me Bayern skadon në vitin 2023. Sipas Bild, ideja e Coman është që të dyfishojë rrogën e tij.