Moderatori dhe analisti Dritan Hila e shpjegon si të vështirë gjendjen e Sali Berishës, i cili ka hedhur në gjyq sekretarin amerikan të Shtetit sepse e shpalli person “non grata” në SHBA.

Përtej faktit të të pamundurës për të fituar ndaj SHBA, Hila nënvizon se avokati francez po i merr paratë ish kryeministrit shqiptar, madje dhe takllet me të.

Vetë fakti i mbështetjes së ngritjes së akuzës në Francës sepse interneti e ka çuar atje lajmin, për analistin përbën një rast vërtetë ironik.

“Ne keto çaste jam me Berishen. Nga shpjegimet qe beri ai avokati francez, ja bente muuuuu qe po i rruante eurot doktorit, ose po tallte trapin, ose te dyja bashke meqe doktori eshte ne hall dhe i duhet nje sebep.

Dmth ne momentin qe dikush publikon diçka dhe interneti e sjell ne France (qe domosdo e çon, mjaft ta klikosh), ti je objekt i ligjit francez, tha”, shkruan Hila në rrjetin social!