“Cristiano Ronaldo është krenar për titullin e fituar nga Sporting, por planet e tij nuk kalojnë nga Portugalia për momentin”.

Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga menaxheri i CR7, Jorge Mendes, në një intervistë të dhënë për Record në lidhje me të ardhmen e sulmuesit të Juventus.

Mundësia e një kthimi të Cristiano-s te Sporting ka marrë formë pas deklaratave të bëra nga mamaja e CR7, Dolores Aveiro, para pak ditësh.

E ardhmja e ish-yllit të Real Madrid mbetet për t’u shkruar dhe shumë do të varet nga kualifikimi ose jo i Juventus në Champions League.