Këngëtarja dhe aktorja 38-vjeçare meksikane luan rol kryesor në dramën e Netflix, Dark Desire.
Ajo luan Almën, lidhja pasionante e së cilës me një djalë, gjatë fundjavës, larg burrit, e çon në tragjedi.
Maite vlerësohet si “një nga artistët më të shquar dhe të suksesshëm në botën latine”.
Për publikun shqiptar, ajo u bë e njohur vite më parë, në rolin e Mariçuit te seriali “Kujdes nga Djalli”, një vajzë nga një lagje e varfër, por që jeta i ndryshoi tërësisht kur njohu prindërit biologjikë dhe djalin që i rrëmbeu zemrën.
Sot, Maite ka arritur miliona ndjekës, në rrjetet sociale, që kanë e kanë pëlqyer në “Dark Desire”.