Mozzik dhe Loredana janë bërë prindër për herë të dytë. Reperja sapo publikoi një foto me foshnje në krahë, të cilën e ka bashkëngjitur me një emoji me dy fëmijë duke lënë të kuptohet se familja e tyre është shtuar me një anëtar të ri.

Referuar këtij detaji, Loredana ka zbuluar gjininë e bebit dhe mund të thuhet se Hana tanimë është bërë me një vëllaçko të vogël.

Kjo i habiti të gjithë pasi Loredana asnjëherë nuk e konfirmoi një shtatzëni të mundshme. Menjëherë u ngritën dyshimet për këtë lajm, por në foto vihet re qartë se reperja është në shtratin e spitalit dhe për më tepër ka look-un me të cilin e kemi parë kohët e fundit.

Të njëjtin imazh e ka ndarë edhe Mozzik në rrjetet e tij sociale, për të konfirmuar lajmin e ëmbël.

Ndjekësit kanë akoma pikëpyetje, ndaj presim të reagojë sërish çifti.

Ato janë aktualisht një prej çifteve më të përfolura të showbiz-it shqiptar. Çifti ka dhe një vajzë të quajtur Hana, e cila ka mbushur plot 3 vite në dhjetor të vitit të kaluar.

Gjithashtu, Loredana e ka rritur të bijën e vetme që pas momentin që u nda nga këngëtari Mozzik. Nga postimet e muajve të fundit, u dallua qartazi që Loredana dhe Mozzik janë kthyer së bashku por që në asnjë moment ata nuk e kanë pranuar me gojën e tyre.

Çifti janë shfaqur pranë njëri – tjetrit me postimet e ndryshme nga Milano dhe Dubai, ku sigurisht nuk mungoi dhe vogëlushja tyre Hana.

Kohët e fundit Loredana ka shprehur dhe dëshirën e një bebi tjetër, por akoma fansat nuk ishin të bindur nëse këngëtarja po i paraprinte një shtatzënie të dytë, derisa ajo në surprizoi të gjithëve me foton e fundit.