Aktorja dhe këngëtarja e njohur amerikane, Emmy Rossum është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti, Sam Esmail, kanë mirëpritur në jetë një vajzë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Emmy, me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo ka publikuar një foto ku shihet me barkun e rrumbullakosur, krahas së cilës ka lajmëruar se e bija ka ardhur në jetë me datë 24 Maj.

“24 Maj 2021. Në mëngjesin e një të hënë me diell, në orën 8:13, ne mirëpritëm vajzën tonë në këtë botë”, ka shkruar ajo. Emmy e kishte mbajtur të fshehtë lajmin e ëmbël dhe larg vëmendjes publike.