Mbrëmjen e 21 majit ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Gjakovë, në rrugën “UÇK”, ku si pasojë e një aksident ka humur jetën një 8-vjeçar. Vogëlushi humbi jetën në një përplasje me makinë teksa po i jepte biçikletës.
Mësohet se 8-vjecari është nipi i aktorit shqiptar Kreshnik Ibrahimi, shumë të njohur për rolet e tij. Këtë gjë e bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi në “Facebook” ku njoftoi se vogëlushi u përcoll për në banesën e fundit.
“Te dashur Vllezer dhe Motra Shqiptare! Dje percollem per ne Banesen e fundit djalin e Vllaut tim Ares (Kushtrim) Ibrahimi i cili gjeti Vdekjen pasi u godit nga nje Vetur ne qytetin e Gjakoves në moshen 8 vjeçare! Dua te shprehi Mirnjohjen time dhe te Familjes time Perzemersisht të gjith juve qe ndat kte dhimbje me neve Zoti ju nderoft Familjarisht! Uroj qe kurr mos te degjojm gjera te tilla”, ka shkruar aktori.
Kujtojmë se Kreshnik Ibrahimi e nisi karrierën e tij artistike në Kosovë dhe Shqipëri, ndërkohë që kohë më parë nisi një eksperiencë të re artistike, dhe me emisionin e tij ” Ich bin Albaner” ka korrur mjaft sukses. Trajtimi i shoqërisë shqiptare në diasporë, përmes emisionit, ka ngjallur një reagim pozitiv, ku emisioni mori shpejt shikueshmërinë të lartë. Po ashtu, ai është mjaft i njohur dhe për rolet e tij në emisionin e humorit “Portokalli”.