Aktorja e njohur, Tawny Kitaen ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare. Kitaen, që ka luajtur në filma të famshëm si “The Perils of Gewndoline”, “After Midnight” dhe përkrah Tom Hanks në komedinë “Bachelor Party” është ndarë nga jeta mëngjesin e ditës së djeshme. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga institucionet dhe është mësuar se aktorja ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Newport Beach. Ndërkohë shkaku i vdekjes së saj nuk është konfirmuar ende.
Kitaen lindi në San Diego dhe u bë shumë e njohur pasi u shfaq në videoklipin e e këngës “Here I Go Again” të “Whitensnake”. Ajo u mrtua edhe me solistin e grupit David Coverdale nga viti 1989-1991.
Jeta personale e aktores së njohur ka pasur shumë ulje e ngritje. Pas martesës me Coverdale që zgjati vetëm 2 vite, ajo u martua me yllin e bejsbollit, Chuck Finley, me të cilin kishte 2 vajza dhe marrëdhënia e tyre më vonë përfundoi shumë keq. Finley ngriti akuza se Kitaen e kishe gjuajtur shpesh në fytyrë me takat e saj dhe ajo u dënua për dhunë në familje. 3 ditë më vonë ai firmosi letrat për divorc dhe aktorja u përfshi në një program këshillues për dhunën në familje.
Gjithashtu ajo ka pasur probleme me abuzimin me lëndët narkotike dhe është arrestuar për posedim të lëndëve narkotike.