Ka humbur jetën shefi i komisariatit të Lushnjës Adrian Matani në moshën 45-vjeçare.
Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Metanit e kanë bërë me dije miqt dhe kolegët me anë të postimeve në rrjetet sociale.
Mësohet se shefi i komisariatit dyshohet se ka humbur jetën nga infarkti në banesën e tij në Tiranë.
Edhe pse familjarët e kanë dërguar me urgjencë në spital, 45-vjeçari ka humbur jetën.
Metani prej vitesh ishte pjesë e Policisë së Shtetit, ku kishte ngjitur me radhë dhe shkallët e hirearkisë, ndërsa së fundi ishte shef i komisariatit të Lushnjes.