Këngëtarja që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, Anxhela Peristeri ka reaguar pak orës pas natës finale ku fituese u shpall Italia, e favorizuar nga pikët e publikut.
Anxhela shkruan në rrjetet sociale se rezultati nuk e ka ndikuar aspak, pasi thekson se çdo gjë është politike. Ajo shkruan se nga ky spektakël mori pa kursim atë që donte, dashurinë e publikut.
“Ju falenderoj nga thellesia e zemres per cdo mesazh qe me keni derguar dhe per cdo cent qe keni harxhuar per te votuar Shqiperine ne Eurovizion! Ju jam shume mirenjohese dhe sinqerisht eshte ndjesia me e bukur qe kam perjetuar gjate gjithe karrieres sime!
Ishte nje super eksperience qe do e ribeja padiskutim shuuumeee here dhe do me mungoje shume kjo ndjesi dhe ajo skene! Ju dua shume !
( Inboxi im eshte plot dhe te me falni qe nuk kam mundur tju kthej pergjigje te gjitheve) Per te gjithe ju qe me shkruani te mos merzitem se eshte cdo gje politike ju siguroj qe nuk jam merzitur fare!
E shijova shume naten e mbremshme dhe rezultati nuk eshte se me ndikoi. Une e di se kush jam ,me cfare po paraqitem dhe cfare meritoj dhe ate qe me shume doja e mora pa kursim! Dashurine tuaj Ju falenderoj qe ishit krenare per mua”, shkruan Anxhela.
Anxhela u rendit e 21-ta në listë. Fituese doli Italia, ndjekur nga Franca dhe në vend të tretë Zvicra që përfaqësohej nga i riu shqiptar Gjon Muharremi.