Fatbardh Kadilli, kandidati që ka shprehur ambicien për të kandiduar për kryetar të PD në 13 qershor ka deklaruar se nën drejtimin e Lulzim Bashës, PD të ketë dilema në raportet me aleatët strategjike si SHBA e BE. I ftuar në ‘Euronews Albania’, Kadilli thotë se Basha ka dështuar, ndërsa shprehet i bindur se ai mund të instalojë një raport të qëndrueshëm e solid me partnerët strategjikë.

“Shqipëria zhvillimet demokratike i ka në mbikëqyrjen e partnerëve strategjikë, ku hyn BE dhe SHBA. Me këta partnerë kjo parti ka një lidhje që në gjenezë, PD është krijuar nga ata që dëgjonin Zërin e Amerikës.

Nuk mund të ndodhë që kjo parti të ketë dilema në raportet me aleatët strategjike, të jetë në ngërç me ta. Kjo nuk rregullohet duke tentuar të rregullosh grupe lobimi, që të sigurosh 2-3 takime për fotografi. Politika më banale në vend. Kjo rregullohet duke vendosur raporte solide me vlerat e partnerëve duke mos i zhgënjyer partnerëve dhe duke qenë i besueshëm serioz për të qenë nesër drejtues i këtij vendi.

Është e qartë se Basha ka dështuar. Jam i bindur se mund të instaloj një raport të qëndrueshëm e solid me partnerët strategjikë, ata që na sollën demokracinë dhe na mbështetën”, shprehet Kadilli.