Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Vesa Luma, është sot vajza e ditëlindjes. Ndaj siç e do zakoni, sapo ka hyrë mesnata kanë nisur urimet e veçanta për këngëtaren.
Miq, kolegë e të afërm e kanë uruar Vesën për këtë ditë speciale, duke ia zbukuruar më shumë ditëlindjen. Jeni kuriozë të dini sa vjeç mbush sot këngëtarja?
Për të gjithë ata që po pyesin veten, Vesa ka lindur më 12 maj të vitit 1986 dhe sot ka mbushur 35 vjeç. (S’duket fare për aq, apo jo?)
Dhuratat nisën herët dhe Vesa na tregoi disa prej tyre, por ata që e llastuan më shumë ishin sigurisht Big Basta dhe djali i tyre Liani, që i dhuruan një prej produkteve të preferuara.
Prej kohësh fansat i kanë kërkuar të rikthehet në muzikë, por asnjëherë s’ka qenë momenti më i përshtatshëm për Vesën.
Fillimisht, ajo përjetoi një stres të madh me zhvendosjen në Zelandën e Re së bashku me partnerin dhe djalin e tyre, ndaj nuk ndihej e fokusuar për të sjellë projekte të reja.
Më vonë, pandemia Covid-19 bllokoi çdo plan dhe këngët e Vesës që ia kishte premtuar prej kohësh publikut, sërish u shtynë. Mirëpo, premtimin s’e tret as dheri thonë, ndaj Vesa vonoi por nuk harroi!
Kohë më parë, nëpërmjet një postimi në InstaStory, ajo i ka bërë zemrat mal fansave të saj, teksa ka treguar se ndodhet në studio dhe po punon për projektin e saj të ri.
Nuk kemi të tjera detaje dhe s’e dimë nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim me Big Bastën, të cilin fansat kanë kohë që ia kanë kërkuar.