Fjoralba Ponari, moderatorja bukuroshe e Top Channel ka rrëfyer si rrallëherë se ajo, ashtu si shumë njerëz ka patur periudha në jetën e saj kur ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor.
E pyetur nga një ndjekës nëse ka vuajtur nga ankthi apo depresioni, Fjorala tregoi se i ka ndodhur në periudha të ndryshme të jetës, teksa dha edhe një këshillë.
“Po, nga te gjitha edhe pse ne periudha te ndryshme te jetes! Eshte me shume rendesi te kesh mbeshtetjen si bashkeudhetare, te njerezve te tu me te rendesishem ne luften me secilen prej atyre qe ke permendur. Nese nuk ke besim te njerezit qe ke afer, kerko ndihme te nje profesionist, me besooo eshte shume e rendesishme te ndash ate qe po kalon me dike tjeter, cfaredo qofte ajo qe po ndjen”, shkruan Fjoralba.