Moderatorja shumë e dashur për publikun, Fjoralba Ponari prej vitesh është në një lidhje. Identiteti i partnerit të saj u zbulua vetëm pak kohë më parë nga mediat. Ai quhet Françesko, është atlet në sportin e xhudos në Tiranë dhe inxhinier software.
Ndonëse moderatorja e ka bërë lidhjen publike, ndodh rrallë që të dashurin e saj ta shohim në rrjete sociale dhe kjo e ka një arsye. Në një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory Fjoralba ka treguar se i dashuri është natyrë introverte dhe nuk ka qejf të jetë në syrin e publikut.
“Le të themi që s’ka shumë qejf të jetë në syrin e publikut, si natyrë introverte që është! P.s: Kjo ishte bluza që zgjodhi për në festën e ditëlindjes (vetëm miqtë e ngushtë) që ishim dje!”, ka shkruar ajo.