“Gara për kreun e PD-së është e padrejtë dhe e barabartë”, kështu ka deklaruar Edvin Kulluri. Në një lidhje online në “Dita Jonë” ai renditi disa nga arsyet që e bëjnë garën për kryetar të PD-së ë padrejtë. Sipas tij Basha nuk i ka dhënë kandidatëve të tij asnjë nga ato kushte që qeveria i jep opozitës për të hyrë në garë të drejtë zgjedhore. “Kjo është një garë e pabarabartë dhe e padrejtë, por ne do i qëndrojmë deri në fund. Ka disa arsye kryesorë që janë: Qëndrimi i Bashës në krye të PD intimidon anëtarësinë për shkak të infrastrukturës dhe logjistikës dhe autoriteti formal që ushtron kryetari i partisë.
Është koha e pamjaftueshme për të bërë fushatë. PD ka 75 degë, është fizikisht e pamundur për kandidatin të bëjë fushatë në çdo degë. Lista do i dorëzohet kandidatëve jo më shumë se 5 ditë nga data e zgjedhjeve dhe kjo është jo serioze. Përfaqësuesit e kandidatëve do të mungojë në komisione, do të jenë vetëm në statusin e vëzhguesit. Basha nuk i ka dhënë kandidatëve të tij asnjë nga ato kushte që qeveria i jep opozitës për të hyrë në garë të drejtë zgjedhore”. Duke renditur gabimet e kryetari Basha dhe humbjet seriale të tij, Kulluri thekson se baza e anëtarësisë së PD-së kërkon një garë reale urgjente. Sipas tij kjo është për të sotmen dhe të ardhmen e PD-së pasi me këtë model lideri, sipas tij PD nuk vjen kurrë në pushtet.
“Ne nuk mund të shkojmë pas aventurave, por pas principeve. Në 2017 nuk pati garë, Selami ishte i shkëputur. Ne jemi një grup i madh njerëzish politikë, ideologjikë edhe me eksperiencë në PD që nuk mund ta lërë këtë parti pa garë. Ne kemi qenë kundër bojkotit të zgjedhjeve nga Basha nuk mund të bëjmë gabime nëse rezultati deformohet është përgjegjësi e kryetarit, por nuk mbaron në datën 13. Kjo është një luftë dhe betejë reale për garë, për të sotmen dhe të ardhme në PD. Ne nuk i fitojmë dot zgjedhjet se na mungon modeli moral dhe politik na mungon respekti i traditës dhe produkti. Ne gjendemi para humbjeve seriale se kanë qenë të vullnetshme, Basha nuk ka bërë gabime, por faje; marrëveshja e errët e 2017. Të njëjtën gjë bëri dhe në 2020 duke u ulur për Kodin zgjedhor kur nuk kishte vota në parlament. Baza e anëtarësisë së PD kërkon garë reale, ka nevojë urgjente për garë reale.
Në do ta garantojmë procesin. Kjo është një luftë për PD dhe jo për ne. Nëse nuk japim një model ndryshe nga Rilindja, ne jemi të vdekur”. I pyetur për dorën e shtrirë për bashkëpunim nga Rama, Kulluri thekson se do të bashkëpunojë me mazhorancën vetëm për çështje madhore të vendit si integrimi dhe çështjet kushtetuese. “I gjithë debati i grupit për PD ka nisur me marrëveshjen e 17 majit bashkëpunim me qeverinë ka për çështje kushtetuese dhe integrimin, bashkëpunim për bashkëqeverisje nuk do të ketë kurrë, përveç në rastet kur rr ezikohet integritetit territorial shqiptar.
Po flas për reforma kushtetuese ku është e domosdoshme të ketë 3-5 në parlament. Unë socialistët nuk i shoh si a r miq, por si r ivalë. i gjithë konf likti fallco këto 4 vite ka qenë për të gënjyer mil itantët e të dy palëve. Do ketë rivalitet me qeverinë , për të rrëzuar këtë qeveri dhe për të sjellë një qeveri të përgjegjshme. Për votat e domosdoshme në parlament nëse biem dakord do të ketë bashkëpunim”.
Nëse Gjykata Kushtetuese vendos për përsëritjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, Kulluri shprehet se opozita është e papërgatitur për të hyrë në garë. Ai bën përgjegjëse opozitën që nuk hyri në ato zgjedhje. “Përgjegjësinë për zgjedhjet e ka opozita, jo mazhoranca dhe nëse do kemi datë të afërt, opozita është e papërgatitur. Do të duhet kohë që PD të kthehet në zgjedhje se duan punë të madhe organizative dhe ideologjike”.