Kancelarja gjermane Angela Merkel përkujtoi dje 76-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore duke theksuar se detyra për të kujtuar viktimat e nacionalsocializmit mbetet e përjetshme.
“Më 8 maj 1945, ishte një ditë çlirimi. Kjo datë nënkuptoi fundin e diktaturës naziste dhe prishjen e civilizimit Shoah”, shkroi në Twitter zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert, duke cituar Merkel.
Shoah është termi hebraik për Holokaustin.
“Mbetet përgjegjësia jonë e përjetshme të mbajmë gjallë kujtimin e miliona njerëzve që humbën jetën gjatë viteve të tiranisë nacionalsocialiste”, vazhdon mesazhi.
Presidenti Frank-Walter Steinmeier paralajmëroi gjithashtu kundër harresës së krimeve naziste.
“Përballja me nacionalsocializmin dhe kujtimet e padrejtësisë dhe fajit nuk e dobësojnë demokracinë tonë, përkundrazi, ajo forcon rezistencën dhe qëndrueshmërinë e saj”, tha ai.