Gjermania ka regjistruar mbi 21 mijë raste të reja me COVID-19. Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus.
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 21,953 në 3,473,503, treguan të enjten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters. Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 250 në 84,126, tregoi shifra.