Nga Mero Baze
Në vitin 2008, ndërsa kisha bëra disa emisione investigative rreth Damir Fazllic dhe bizneseve të tij me Argita Berishën, prokuroria u vu në lëvizje. Alarmi u bë i madh, pasi Berisha nuk thoshte dot më që po e sulmoja pa fakte dhe se vajza e tij ishte e përfshirë në një çështje të pastër pastrim paresh me transaksione Qipro Tiranë me aksionet fiktive të një kompanie të Fazllicit.
I gjendur keq se si të mbrohej Damir Fazllic u tregua i talentuar. I futi një intervistë tek Fevziu dhe pastaj i mbushi mendjen Edi Palokës që mua më kishte hedhur në gjyq në Londër për këto kauzat dhe më kishte dënuar 50 mijë paund. Paloka e tha disa herë i ekzaltuar dhe pastaj sa herë vazhdoja shkruaja për berishët, dilte gjithnjë një idiot që thoshte “je dënuar në Londër”, “je dënuar në Londër”, Doktori është i pastër.
Edhe pse ishte gjithçka për të qeshur, pasi c’punë kishte një serbo boshnjak, të hidhte në gjyq një gazetar shqiptar, në Londër për një shkrim të bërë në Shqipëri, serish në Partinë Demokratike ku logjika është shpallur armiku i parë i madh dhe është zbuar jashtë mureve, funksiononte. D.m.th. ata e gjenin një ngushëllim meqë u ishte kapur me presh në duar vajza e kryetarit.
E njëjta histori po ndodh tani. Sali Berisha ka marrë një dënim të përjetshëm si minues i demokracisë në Shqipëri, shantazhes i sistemtit të drejtësisë dhe njeri që është pasuruar për shkak të pushtetit. E ka marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga shteti amerikan, nga institucionet amerikane dhe është i paapelueshëm, i panegociueshëm dhe mbi të gjitha i paprecedent për historinë e kombit shqiptar në këto nivele.
Tani ky njeri nuk ka më as histori, as nder, as dinjitet dhe siguri se do të jetë i lirë. Kjo natyrisht është një fatkeqësi e madhe që mos të rënt në shpinë. PD si partia e parë antikomuniste e Shqipërisë dhe pro amerikane, tani ka liderin historik të ndëshkuar nga SHBA dhe familjen e tij të damkosur si të korruptuar.
Për ti gënjyer ata militantët në oborr, ai imitoi dje Damir Fazllicin. I futi një konferencë shtypi si Ed Paloka dikur dhe tha atë Antoni Blinken do ta padisë në Francë, përmes një avokati që njoh. D.m.th. një familje shqiptare e vlerësuar si e korruptuar nga institucionet e SHBA do ta heq njollën në Francë me një avokat që njeh Berisha. Sic thoshte Fazllici që kam hedhur në gjyq Mero Bazen dhe e kam dënuar në Londër. Por të paktën Fazllici nuk e thoshte vet, por gënjente idjotët që donin të mbronin Argitën më shumë se atë dhe pasi e thoshte, i fuste një të qeshur duke pirë konjak, dhe nuk e merrte as vet seriozisht.
Boll ta besonte Ed Paloka. Kurse ky në përpjekje për të gënjyer Ed Palokën dhe tru shpëlarët e vet, po përpiqet ta besoj dhe vet që po mbron dinjitetin, duke hequr njollën në Francë. Po pse ne Francë mo burrë se ikin gjithë ato lek dëm. Njoh unë një plak në Librazhd nga ato që heqin magji se ti hijen ke shkelur. Ta heq ajo me dy kokrra vezë.