Pamjet e kryetares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleida Kapedani në “Tik Tok” po bëjnë xhiron e rrjetit. Për shkak të videove të hedhura, ajo është nën verifikim nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë i cili pritet të japë shpejt një vendim.
Analisti Ilir Yzeriri dhe gazetari Arben Manaj kanë komentuar në emisionin “Top Talk” veprimet e saj. Gazetari Manaj tha se një veprim i tillë është i paimagjinueshëm që të ndodhë në Britaninë e Madhe.
Ndërsa analisti Ilir Yzeiri e ka cilësuar si fenomen të rëndë kompromentues duke shtuar se një gjykatëse nuk duhet të joshet nga këngë me përmbajtje për mafien, të cilat kryesisht kanë synim të kenë pëlqehen nga të rinjtë.
Ilir Yzeiri: Kur flasim për Kodin e Etikës të profesionistëve të ndryshëm duhet ta ndajmë gjykatën sepse gjykata, prokuroria dhe avokati janë institucione që kanë një pushtet të tillë, një specifikë ose vecanti që i bën që për shumë arsye të jenë më të kufizuar me jetën e tyre personale. Aq më tepër sot në botën e internetit kur gjithçka mund të përfundojë në autostradën e madhe të komunikimit virtual, ata janë më të ndjeshmit. Ajo që ka më shumë rëndësi është ideja që mund të përdoret institucioni i gjykatës si vend për të performuar video me një sfond muzikor që thuhet :mafia:, kjo është një devijim i rëndë dhe i thellë kulturor. Si mund të joshet një gjyqtare nga këngë të tilla të turbofolkut që ne nuk i ndjekim dot ose pëlqehen nga një grup të rinjsh që i pëlqen aventura apo fryma e reperit që fshihet pas tyre.
Arben Manaj: Sic e shikoj unë, pa dyshim që ka një dozë mendjelehtësie, por duhet të jemi pak më të kujdesshëm. Jemi në fushën e drejtësisë dhe besoj në prezumimin e pafajësisë dhe le të bëhet një hetim, një vlerësim. Ajo video është bërë në një ambient shtetëror që është gabim i pafalshëm, por është bërë në mirëbesim dhe ndoshta është të dalë deri në fund vlerësimi.
Këtu në Britani të Madhe nuk lejohet jo vetëm në zyrat e gjykatësve, por as në ambientet e brendshme të gjykatave, nuk lejohet të filmohesh, është vepër penale. Aq më tepër një gjykatës të bëjë filmime të tilla, është e papranueshme dhe kjo ndikon edhe në imazhin që i jep me ose pa të drejtë drejtësisë së re shqiptare.
Ne të gjithë jemi qenie njerëzore dhe gjykatësit në Britaninë e Madhe me veshjet e bukura dhe flokët false se kodi i etikës është i tillë, është e paimagjinueshme të ndodhë dicka e tillë.