Në 24 orët e fundit Greqia ka shënuar 70 viktima nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë raporton se 2, 489 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 369, 554 raste.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 11, 211 viktima, 95,2% e të cilëve kishin sëmundje shoqëruese. Sakaq numri i pacientë në intubim ka shkuar në 707 të shtruar, 61, 5% e të cilëve janë burra, ndërsa mosha mesatare e tyre është 67-vjeç.