Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë publikuar shifrat e COVID-19 atje për 24 orët e fundit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i infektimeve është 1.585 persona, ndërsa fatkeqësisht nuk e kanë fituar betejën me virusin 40 qytetarë.

Që prej fillimit të pandemisë, numri i rasteve pozitive është 398,898 persona, ndërsa janë regjistruar 11.995. Në të gjitha spitalet e vendit janë duke u trajtuar në njësitë e kujdesit intensive 617 qytetarë.