Dorëheqja e parevokueshme e Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike është fillimi i ringritjes së kësaj force politike.

Ky është mesazhi i fortë i grupimit “Për PD-në” që kanë dalë në një konferencë për shtyp ditën e sotme. Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj dhe Indrit Hoxha kanë mbajtur një deklaratë shumë të fortë pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas asaj që u tha në konferencën për media, Partia Demokratike në këto zgjedhje nuk frymëzoi dhe votuesi tradicional i kësaj force nuk u kthye në kutitë e votimit.

Ne jemi të vetëdijshëm se PD nuk frymëzoi dhe zgjedhjet e 25 prillit nuk mund të humbeshin