Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka thënë se nuk mund t’ia garantojë Sergio Agueros një finale lamtumire në Ligën e Kampionëve, sepse përzgjedhja e formacionit të tij do të jetë “e ftohtë dhe pandjenja emocionale”. Aguero do të largohet nga City muajin e ardhshëm, pas plot 10 vjetëve në Etihad.

Ai do të përballet me një test fitnesi para se të përfundojë sezoni në Premierligë të dielën. I pyetur nëse Aguero mund ta luajë kundër Chelseat në finale të Ligës së Kampionëve më 29 maj, Guardiola tha se vendimin do ta marrë për të fituar.

“Do të thosha se mund të jem i ftohtë. Më duhet të jem”, tha Guardiola. “Nëse Sergio është i gatshëm, ai do të na ndihmojë sigurisht. Nëse do të na ndihmojë të shënojmë gola, atëherë do të luajë, por kjo është finale e Ligës së Kampionëve”, shtoi ai.

32-vjeçari do të mungojë në ndeshjen e së martës kundër Brighton – e cila është e parafundit e City në Premierligë këtë sezon – për shkak të një lëndimi. I goditur nga lëndimet e shumta këtë sezon, Aguero ishte titullar në tetë ndeshje dhe u la në stol në fitoren e Cityn në finale të Carabaro Cup kundër Tottenhamit në prill.