Pep Guardiola ka folur para ndeshjes së fundit në Premier League, kundër Tottenham, ku do të marrë trofeun e kampionit. Trajneri katalanas u ndal dhe te lamtumira e Agüeros dhe ardhja e mundshme e Harry Kane në merkaton e kësaj vere.
Kun Agüero – “Ai është një person i pabesueshëm, mjaft i qeshur dhe i përulur. Ka shënuar kaq shumë gola në këtë vend… Nuk mund ta imagjinoj sa gola do të kishte shënuar, nëse nuk do të kishte probleme fizike në disa sezone. Ai është dashur nga e gjithë skuadra. Nuk mund të them shumë më tepër për cilësitë e tij, numrat flasin vetë. Tifozët do ta falënderojnë për gjithçka që ka bërë për këtë klub. Kur nuk ka probleme, ai është një futbollist si Romario në Brazil. Në pesë metra është si një luan në xhungël. Ai i ka ato cilësi. Dhe ka një sens unik për të shënuar gola. Ende mund të bëjë çfarë të dojë, gjithçka varet nga gjendja e tij fizike”.
Ardhja e mundshme e Harry Kane – “Nuk është e drejtë të flas për një futbollist të Tottenham”.
Niveli Ruben Dias – “Ai është një futbollist që mendon për futbollin 24 orë në ditë. Ndoshta jam gabim, por për një kohë të shkurtër mendoj se do ta zgjedhim kapiten. Ka treguar se është i aftë të drejtojë një ekip. Ai dëshiron të përmirësohet, të dëgjojë, të pranojë gabimet, gëzon për sukseset e kolegëve. Kur thotë diçka e bën sepse e ndjen atë”.