5 arsye pse duhet të konsideroni pagesat nga celulari.

Pjesa më e madhe prej nesh zakonisht dalin nga shtëpia me këto 3 objekte: çelësat, portofolin dhe celularin. Nëse doni të bëni një blerje, përdorimi i këtyre 3 objekteve është lehtësuar me zhvillimin e pagesave dixhitale, pasi sot ju mund të bëni blerjet tuaja vetëm duke pasur çelësat dhe një smartphone me vete. Bazuar në disa studime, ne shpenzojmë ¼ e kohës tonë zgjuar duke përdorur celularin, ndaj nuk është surprizues fakti që përdorimi i celularit për kryerjen e pagesave po bëhet gjithmonë e më popullor në të gjithë botën.

Mund të duket futuriste, por tani ju mund të shikoni se sa efiçente bëhet rutina juaj e përditshme duke bërë pagesa të sigurta, të shpejta dhe pa kontakt me smartphone-in tuaj. Ndaj, po ju sjellim pesë arsye për të lënë portofolin tuaj në shtëpi dhe të konsideroni të paguani me smartphone.

Pagesa pa kontakt

Koronavirusi ka ndryshuar sjelljen konsumatore në të gjithë botën, prandaj një nga arsyet e përdorimit të smartphone për kryerjen e pagesave është redukutimi i kontaktit fizik të panevojshëm. Pagesa nga celulari ju lejon të kryeni transaksione pa pasur kontakt në terminalet POS/ATM dhe pa vendosur PIN-in tuaj. Mjafton të mbani smartphone-in mbi terminal.

Për këtë arsye, gjatë pandemisë, një numër i konsiderueshëm konsumatorësh në Shqipëri, Serbi, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinë filluan të përdorin pagesat me celular. Bazuar në sondazhin rajonal të kryer nga Visa në fillim të këtij viti, 25% e të anketuarve thanë se filluan të përdorin celularët për kryerjen e pagesave gjatë pandemisë.

Përdorimi i portofolit elektronik është më i shpejtë

Kryerja e pagesave nëpërmjet portofolit elektronik në celular është një mënyrë më e shpejtë. Ju nuk do shpenzoni kohë duke kërkuar para cash në portofolin tuaj. Smartphone-t ju sigurojnë shpejtësi të njëjtë me atë të dërgimit të një mesazhi. Për të përdorur pagesat me celular, si fillim ju duhet të konsultoheni me bankën tuaj nëse i suporton disa nga portofolët digjitalë që janë të disponueshëm në treg dhe më pas të shtoni kartën që ju doni, thjesht duke plotësuar të dhënat e kartës ose duke i bërë një foto asaj.

Sapo të ndiqni këto hapa për të bërë funksional portofolin tuaj elektronik në celular, jeni gati për të kryer pagesa. Prej disa vitesh, Visa, në bashkëpunim me bankat, ka bërë të mundur pagesat nëpërmjet paisjeve Android në Shqipëri.

Komoditet dhe thjeshtësi

Një tjetër avantazh i pagesave me celular është që ju keni gjithçka që ju duhet në celularin tuaj – nuk ju duhet të keni portofolin tuaj kudo me vete. Kjo mund të jetë shumë e dobishme kur doni të ndaloni në një dyqan ose kur ju thjesht doni ta lini çantën dhe portofolin tuaj në shtëpi.

Gjithashtu, portofoli elektronik në celular, në dallim nga portofoli fizik, nuk ka limit në numrin e kartave që mund të mbajë.

Është e sigurt

Pagesat nga celulari nuk janë vetëm më të thjeshta, por më e rëndësishmja – janë më të sigurta se pagesat cash. Kartat e kreditit janë të koduara dhe të fshehura brenda portofolit elektronik në celular. Kur ju regjistroni një kartë për kryerjen e pagesave në celular, informacioni me të dhënat tuaja personale zëvendësohet nga një numër virtual i llogarisë, i ruajtur me siguri të plotë në cloud.

Të dhënat tuaja private dhe të dhënat e transaksionit të kryer nuk kalojnë tek persona të tjerë, as në institucione si kompania e zgjedhur e telekomunikacionit, që ofron shërbimin për smartphone-in tuaj. Teknologjia e sigurimit tokenizim që përdoret nga Visa për shembull, zëvendëson informacionin konfidencial si numrin 16-shifror të llogarisë me një identifikues unik dixhital që quhet ’’token’’. Nëse dikush përpiqet të interferojë token-in, ai nuk mund të përdoret në paisje apo shërbime të tjera, sepse përfaqëson një seri unike shifrash që i përkasin çdo transaksioni.

Për më tepër, PIN-i dhe të dhënat biometrike – si Face ID apo Touch ID – sigurojnë një nivel shtesë sigurie për pagesat nga celulari. Në rastet e vjedhjes së celularit, të dhënat biometrike janë të pandara nga përdoruesi. Kjo do të thotë që përveç jush, askush tjetër nuk mund të autorizojë transaksionet.

Ju mund të paguani pothuajse kudo

Nuk ka rëndësi nëse jeni në market, restorant apo po porosisni nga shtëpia, sot pagesat nga celulari po bëhen të mundura në gjithmonë e më shumë vende.

Nëse nuk jeni të sigurt nëse pagesa nga celulari suportohet në një vend të caktuar, thjesht kërkoni për një terminal me simbolin e pagesës pa kontakt, e cila shfaqet si një logo anësore Wi-Fi, ndonjëherë me një dorë që mban kartën pranë saj.

Do të shikoni se kjo shenjë gjendet pothuajse në çdo terminal POS/ATM. Prandaj, kur të bëni blerjen tuaj të rradhës, nëse po përpiqeni të evitoni kontaktin e drejtpërdrejtë me terminalin POS/ATM apo thjesht nuk doni të mbani para kesh me vete, provo të paguash me smartphone-in tënd. Portofolat në të ardhmen, ndoshta do t’i përkasin historisë.