Një ndër këngët më të dashura për publikun mbarëshqiptar dhe komunitetin arbëresh në Itali në veçanti është padyshim kënga “Moj e bukura More” e cila është kënduar brez pas brezi për 600 vite. Pavarësisht bukurisë së saj muzikore, kjo është një këngë pikëlluese, një këngë vajtuese për një Atdhe të humbur dhe konkretisht Atdheun që arbëreshet u detyruan të braktisin nga Greqia e sotme drejt Italisë, transmeton lexo.com.al.
Konkretisht, fjala More nuk është asgjë më shumë se një rajon në gadishullin e Peloponezit në Greqinë e sotme (Morea), një rajon i mbipopulluar dikur nga një popullsi e dendur dhe trime arvanitase. I vetmi dokument i kësaj kënge është si material në librin e shkruar nga filologu arbëresh Dhimitër Kamarda “Appendice al Saggio di Grammatologia Commprata sulla Lingua Albanese”, botuar në vitin 1866./Lexo.com.al/e.c.