Gjithçka dukej e mbyllur. Dukej se pas 222 ndeshjeve me fanellën blu, ishte tashmë në fund të krediteve Elseid Hysaj me Napolin. Por në vend të kësaj, mbase, ka ende një dritë jeshile. Kjo raportohet në edicionin e sotëm të “Il Mattino”. Mario Giuffredi, agjenti i tij, mori të paktën dhjetë telefonata nga klubet që kërkonin informacion për mbrojtësin shqiptar. Gjithsesi, gjithçka mbetet pezull: sepse asnjë klub nuk lëviz pa pasur emrin e trajnerit të tij.

Këtu ndërhyn Napoli, që rihap derën për Hysajn dhe përgatit ofertën. Shtysë për këtë është bërë faza e dytë e kampionatit, e cila ka qenë vërtet pozitiv për mbrojtësin e datëlindjes 1994. Hysaj është gjithashtu një “nxënës” i Edy Reja në kombëtaren shqiptare. Pa një marrëveshje të re, mbrojtësi do të largohet falas.

Tani diçka po lëviz dhe pas përfundimit të kampionatit, Giuffredi po përgatitet për një takim të ri me De Laurentiis. Aty do të vendosë nëse do të largohet shqiptari apo do të nënshkruajë kontratë të re. Hysaj ka fituar 1.6 milionë euro në sezon në 4 vitet e fundit, plus disa bonuse. Sidoqoftë, nuk është çështje parash, agjenti i tij është gati të gjejë një marrëveshje, sepse Hysaj dëshiron të qëndrojë në Napoli dhe shpreson për një ofertë rinovimi.

Në muajt e fundit, ishte Milani që, mbi të gjithë, iu afrua ‘po’-së së tij. Tani Lazio, Fiorentina dhe Roma kanë trokitur në derën e Giuffredi. Së pari është Napoli, i cili ka përparësi absolute. Një ofertë e minutës së fundit, që ndryshon një fund, i cili dukej se ishte shkruar me kohë.