Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është lënë sot në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi u vu në pranga teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Shërbimet e policisë e dërguan në komisarit 62-vjeçarin e famshëm në Tiranë pasi në gjendje të dehur, u përplas me automjetin e tij, fatmirësisht pa dëme të mëdha.

Edhe para 2 vitesh Aleksandër Gjoka u arrestua për të njëjtën akuzë.