Përgjatë kohëve të fundit në rrjet është përfolur se Murati është i lidhur jashtë emisionit, madje do të bëhet baba për herë të parë.

Si qëndron e vërteta? Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Murati i ka hedhur poshtë këto lajme teksa është ballafaquar me të gjithë në studio.

“I kam parë këto lajme. Nuk është e vërtetë. Mes meje dhe asaj vajzës, e cila është ortakja ime, nuk ka asgjë. Ajo është shumë e shqetësuar për këtë lajm. Asgjë nuk është e vërtetë. Nuk e di pse ka dalë ky lajm kështu”, është shprehur ai.