Irlanda e Veriut është kombi i fundit britanik që ka lehtësuar raundin e fundit të kufizimeve antiCOVID-19, që u zbatuan gjatë Krishtlindjes.
Pub-et, restorantet dhe kafenetë tani lejohen t’u shërbejnë klientëve në ambientet e brendshme.
Gjithashtu, mund të rihapen edhe hotelet dhe muzetë.
Gjashtë persona mund të takohen në ambiente të mbyllura në shtëpi private, 15 persona mund të takohen jashtë në kopshte private.
Për ngjarje, deri në 15 persona mund të marrin pjesë brenda shtëpisë, ndërsa në natyrë 500.
Sidoqoftë, ndryshe nga Skocia, Uellsi dhe Anglia, distancimi shoqëror mbetet në fuqi për qytetarët, që do të thotë se banorët ende nuk lejohen të përqafojnë miqtë e tyre të ngushtë ose anëtarët e familjes.
Zëvendësministrja e parë e Irlandës së Veriut, Michelle O’Neill, tha se “qytetarët duhet të jenë ende shumë, shumë të kujdesshëm, pasi ka ende rreziqe dhe variante të reja COVID-19”.