Ish-këshilltari i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për sigurinë, Piro Ahmetaj, komenton zgjedhjet e 25 prillit, ku PD nuk ja doli dot të ishte forcë e parë, duke siguruar 59 mandate deputeti.
Ahmetaj thekson se “Shqipëria demokratike meritonte, kishte dhe ka nevojë ulëritëse për rotacion politik në 25 Prill. Po ashtu, nënvizoj fort faktin se Rama e ka fituar mandatin e 3-të vetëm “me/për meritën e Bashës së kapur nga garda e rambo-sekserëve të pushteteve”!”
I ashpër në reagimin e tij, gjeneral Ahmetaj thekson se beteja e Lulzim Bashës për të mos njohur zgjedhjet e 25 prillit “nuk ka fare gjasa të rrëzojë kalorësin e Surrelit në 4 vitet që vinë, në mos do ja lehtësojnë kalërimin edhe për mandatin e 4-ërt (2025-2029)! Për më keq akoma, premtimi cinik i Kryetarit humbës, se “beteja drejt fitores vazhdon”, tingllon si shprehja për të keq-rrahurin e lagjes: “qëllom dhe njëherë pa do e shohësh se çdo të bëj …” ose qurravitjet e fëmijëve të llastuar se: “loja do vazhdoj deri sa të fitoj unë …”!”
Mes të tjerash, gjeneral Ahmetaj thekson se “Shpreh neveri për ushtrinë e rambo kamikazëve, të cilët në vend të marrin ose kërkojnë përgjegjësitë e humbjes së radhës së PD, përbetohen se jane ‘200 %, deri në vdekje dhe do vënë kokën ku do vejë këmbën komandant Basha….’”.
“Së dyti, sigurisht këto zgjedhje ishin të pamundura për tu humbur nga PD! Por ashtu si në zgjedhjet e 2017, kjo humbje dëshpëruese u bë e mundur vetëm nga vetë Udhëheqësi pa këllqe, nga riciklimi ish-funksionarëve të korruptuar, gardës së rambo sekserëve të pushteteve dhe tenderat natën me listat fituese në 12 qarqe! Shpreh neveri për ushtrinë e rambo kamikazëve, të cilët në vend të marrin ose kërkojnë përgjegjësitë e humbjes së radhës së PD, përbetohen se jane “200 %, deri në vdekje dhe do vënë kokën ku do vejë këmbën komandant Basha….” ! Pak të thuash turp, janë mjeranë ordinerë që na kujtojnë kujën dhe britmat për vdekjen e Enverit … ! Së katërti, kështu në vend të sulmeve perverse kundër oponentëve të mavro-kapitenit të anijes së mbytur në 25 Prill, vetë Udhëheqësi pa këllqe dhe 11 kryetrimat e listës në 12 qarqet, etj të heqin zyrtarisht (me shkresë në KQZ) dorë nga mandati i deputetit. Kaq e thjeshte, s’ka nevoj as për të dalin malit as për të rënë dëshmorë donkishot! Ndërsa Sekretare PD, Bardhi duhet ta marrë mandatin, për ti dhënë pagesën mojore familjes së policit të SMV, të thirrur nën armë nga PD, por që mbeti përgjegjës për vrasjen e qytetarit në Elbasan!”, thekson Ahmetaj në reagimin e tij.
Më tej, gjenerali vijon po me tone të ashpra, duke thënë se “refuzoj histerinë vetëm për karrigen e L. B, pasi gjykoj se përtej fatit të humbësit serial, PD ka nevojë ulëritëse për një proces të shëndetshëm dhe transformim të thellë të standarteve për zgjedhjen e Leadership-it; për modernizimin e strukturave, institucioneve të vendnimarrjes dhe qëndrimin mbi pronën si dhe për përmirësimin rrenjesor të frymës së besimit, kulturës së komunikimit me qytetarët, grupet e interesit, emigrantët, etj”.