Ish-kreu i PD Kukës, Ibsen Elezi tha se kryedemokrati Lulzim Basha ka dashur të largohet, por lidhjet nuk e lënë. Sipas tij, ky problem është shumë serioz.
Intervista e Ibsen Elezi në MCN TV:
Kërkesa juaj ka qene publike dhe zyrtare. Në kushtet kur nuk ka ende një reagim, cilat janë hapat e tjera brenda partisë që do të ndiqni për të vënë në zbatim kërkesat?
Elezi: Nuk e kam besuar që Basha nuk ka dashur të largohet, por nuk e lanë të largohet.
Kush nuk e lë?
Elezi: Lidhjet nuk e lënë. Ky problem është shumë serioz, kur të katapultojnë gjithçka funksionon keq.
Ai i shërben interesave që e kanë katapultuar.
Unë i kam kërkuar shumë anëtarëve që të protestojnë përndryshe kësaj partie do ti vdesë çdo nerv.