Ka bërë xhiron e rrjetit lajmi se së shpejti do të nisë “Big Brother VIP” dhe është përfolur se pjesë do të jetë edhe Tea Trifoni ish-konkurrentja e “Përputhen”.

E pyetur nga fansat në Instagram, Tea tregoi se ajo nuk do të marrë pjesë dhe lajmi është nxjerrë nga portalet.

“Jo, thjesht portale që fabrikojnë lajme për klikime”, shkruan ish-konkurrentja.

Së fundmi u përfol se edhe Shqipja do të ishte pjesë, e cila po ashtu ka mohuar vërtetësinë e raportimeve.