Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është përpjekur t’i nxisë lojtarët e vet para ndeshjes së kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat, duke i këshilluar të luajnë në mënyrë agresive dhe ta shijojnë lojën me topin në këmbë. Takimi i kthimit gjysmëfinalen mes Chelseat dhe Real Madridit luhen në Stamford Bridge në orën 21:00, transmeton Gazeta Express.

Reali udhëtoi drejt Londrës i vetëdijshëm se i duhet një rezultat goxha pozitiv, duke e ditur se ndeshja e parë në Madrid mbaroi 1:1. Goli që Chelsea e shënoi si mysafir mund të jetë vendimtar, megjithatë Zidane ka besim në lojtarët e vet,

“(Luani) shumë agresivë sepse ata janë mësuar kështu… shumë agresivë”, është kapur Zidane duke thënë nga kamerat e El Chiringuito. “Dhe mos harroni, mbajeni topin, luani dhe shijojeni lojën me topin sepse kjo na ka sjellë këtu. Kështu ka qenë gjithmonë Real Madridi”, ka thënë ai.