Zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike do të mbahen më 13 qershor. Data e propozuar është bërë e ditur nga sekretari i partisë Gazment Bardhi. Zgjedhjet do të jenë sipas parimit një anëtar një votë. Deri më tani, kandidaturën për kryetar të PD e ka shpallur Fatbardh Kadilli i cili në mbledhjen e kryesisë sot, nuk i kurseu kritikat ndaj kreut aktual të opozitës Lulzim Basha.