Në muajin tetor, Arbana Osmani solli në jetë fëmijën e saj të dytë si fryt i dashurisë me regjisorin Eduart Grishaj. Ajo lindi sërish një djalë dhe të voglin e pagëzuan me emrin Diell. Arbana dhe Eduarti kishin paralajmëruar prej kohësh se për djalin do të zgjidhnin një emër shqiptar, siç është edhe emri i Jonit, djali të madh të moderatores.
Sigurisht që emri Diell i surprizoi të gjithë, sepse është shumë i veçantë, por sot e kuptuam më mirë se cila ka qenë një ndër arsyet pse Arbana dhe Eduarti zgjodhën pikërisht atë për vogëlushin. Me rastin e Ditës së Nënave, Eduarti ka publikuar sot disa imazhe të vjetra të nënës së tij. Ai ka zbuluar se të ëmën e quajnë Diella dhe pikërisht prej saj duhet të jenë frymëzuar për të zgjedhur emrin e djalit. Zakonisht të rriturit zgjedhin që emrin e prindërve ta trashëgojnë tek fëmijët e tyre të vegjël dhe kjo do të ketë qenë një nga arsyet pse Eduarti dhe Arbana bën këtë përzgjedhje.
“Meqë qenka dita e nënës sot. Kjo është Diella, nëna ime kur ka qenë bloggere Instagrami në 1975. Imazhi i ‘Karamela Zana’, ‘Bukës së misrit’, ‘i ranxhatës’, ‘i sapunit 5 leksh’ si dhe shumë markave të rrobave në vend”, ka shkruar Eduarti përkrah fotove të nënës.
Kujtojmë se në 7 maj Eduarti dhe Arbana festuan ditëlindjen e tyre dhe për këtë rast special të dy ata së bashku me të vegjlit e tyre u arratisën drejt Italisë për të festuar.