Nëpërmjet një komunikate për shtyp, Kolumbia ka lënë në mënyrë të papritur jashtë kombëtares James Rodriguez, ylli i Everton, për Copa America.
“Stafi teknik i Kolumbisë ka bërë të ditur se lojtari James Rodriguez nuk është grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 kundër Perusë dhe Argjentinës, dhe për Copa America 2021”, lexohet në komunikatë.
“Mesfushori i është nënshtruar disa vizitave mjekësore në ditët e kaluara, që kanë evidentuar se forma e tij nuk është në një nivel të mirë dhe, për rrjedhojë, nuk do të mund të grumbullohet nga Reinaldo Rueda”.