Kanë dhënë dorëheqjen nënkryetari i bashkisë Shkodër Arben Gjuraj dhe Shefi i policisë bashkiake Anton Hasanpapaj.
Mësohet se lëvizja e tyre e papritur ka ardhur pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit. Megjithëse Partia Demokratike fitoi në Shkodër, duket se ka pasur pakënaqësi.
Ndërkohë në një prononcim për ABC vetë Gjuraj ka pranuar se ka dhënë dorëheqjen por nuk ka dhënë më shumë detaje për shkaqet që e kanë çuar në këtë vendimmarrje.