17 Maj deri më 24 Maj 2021 është zgjedhur si java sensibilizuese për sigurinë rrugore edhe pse vetëm në 4 ditë kanë ndërruar jetë 8 persona. Policia Rrugore këtë javë veç pjesëmarrjes në aktivitete, është e pranishme më shumë në zonat urbane, në lagjet e brendshme të qyteteve ku është sanksionuar me ndryshimet e Kodit Rrugor, kufiri maksimal i shpejtësisë 30 km/orë.

“Siguria Rrugore/ Java 17 Maj – 24 Maj 2021 është zgjedhur “UN Global Road Safety Week”., Kjo është java e 6-të Globale e Sigurisë Rrugore. Fushata sensibilizuese një javore, e ka theksin tek mesazhi që rrugët duhet të kenë të kufizuar shpejtësinë e lëvizjes 30 km/orë. Kjo nismë globale përqafohet edhe nga aktorët kryesorë të sigurisë rrugore në Shqipëri. Policia Rrugore këtë javë veç pjesëmarrjes në aktivitete, është e pranishme më shumë në zonat urbane, në lagjet e brendshme të qyteteve ku është sanksionuar me ndryshimet e Kodit Rrugor, kufiri maksimal i shpejtësisë 30 km/orë. Lëvizja me 30 km/orë mundëson që rrugët të jenë më të sigurta, më të gjelbërta dhe më të jetueshme”, shkruhet në postimin e policisë rrugore.