Situata e krijuar me boksierin Tyson Fury, i urdhëruar të duelojë brenda datës 15 shtator ndaj Deontay Wilder, ka acaruar pa masë Anthony Joshua. Ky i fundit dhe Fury kishin një marrëveshje për të dueluar mes tyre më 14 gusht, por tashmë kjo sfidë është drejt anullimit.
Joshua, kampion bote në peshën e rëndë (WBA, WBO, IBF) e ka quajtur Fury një mashtrues. Ai i ka dhënë 48 orët afat Fury të zgjidhë këtë çështje, në të kundërt do të përballet me ukrainasin Oleksandr Usyk. Ky i fundit është mandatuar nga WBO.
“E gjithë bota të pa më në fund se sa mashtrues që je. Ti e shkatërrove boksin. Gënjeve fansat e tu dhe i le vetëm. Përdore emrin tim për të ndikuar tek ata dhe jo për të dueluar. Më sillni në ring çdo boksier që mund të ruajë korrektësinë në këtë biznes”, tha Joshua.