Kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli ka zhvilluar një takim me demokratët në Korçë, ku kërkoi votën për zgjedhjet e 13 qershor. Kadilli akuzon Bashën se po përpiqet të fsheh dështimet e tij dhe duke zmadhuar hilet e kundërshtarit.

“Në fund të këtij procesi PD do dali më e fortë, unë e arrita me projektin tim një fitore, arrita që PD të ketë garë, kur unë dola atë ditëm ishte e pamundur të besohej se do kishim një garë, sot mburremi që kemi 4 kandidatë, këtë e bëri projekti im, i njeriut që kur bie gjen forcën për t’u ngritur. Gara nisi e pabarabartë, asimetrike sepse kryetari në zyrë i ka të gjitha mjetet për të bërë fushatë për t’u imponuar, po është asimetrike dhe në aspektin moral dhe unë kam epërsi morale sepse i kam thënë gjërat në kohën e duhur dhe që sot merr përgjegjësi për të ngritur PD.

Motoja ime është e thjeshtë, anëtari i partisë, bëhu kryetar i vetes tënde mos prit të bësh karrierë nga kryetari në Tiranë, bëj vetë karrierë, merr përgjegjësi. Kjo i duhet partisë për ta kthyer në një parti më të madhe se kryetari, më e madhe se vetvetja, që frymëzon dhe që është e vërtetë. Lulzim Basha humbi, zgjedhjet nuk ishin aspak të barabarta, as të ndershme, i quajmë sot masakër, nesër do ta gjuajmë gjenocid zgjedhor, kë do të impresionojë Basha?

Apo do të zbukurojë humbjen? Ai humbi, të largohet t’i japi frymë partisë, ka 8 vite që formulon të njëjtin fjalim, po humbi në 2025 të njëjtin fjalim do dëgjoni. Njeri që fshihet pas gjysmë të vërtetash duke zmadhuar hilet e kundërshtarit dhe duke zbukuruar dështimet e veta“, tha Kadalli.