Këngëtarja e hitit “Love me like you do”, Ellie Goulding, është bërë nënë për herë të parë ditën e sotme. Lajmin e bukur e ka dhënë bashkëshorti i saj, Caspar Jopling, përmes postimeve në rrjete sociale. Ai publikoi një foto të shifrës së popullsisë të botës dhe kështu zbuloi se sot u shtua në Tokë banorja më e re.
“Mami dhe bebi janë të dy të shëndetshëm dhe të lumtur! Jemi shumë mirënjohës. Unë nuk flas për vëmendjen publike që vjen me punën e Ellie-t, por gjatë këtij momenti magjik dhe personal ne do e vlerësonim shumë nëse do të na lejonit të shijojmë privatësinë tonë… Faleminderit”, shkroi më pas Caspar në një postim.
Kujtojmë se Ellie Goulding zbuloi lajmin e bukur të shtatzënisë në një intervistë të dhënë për “Vogue”.
“E zbuluam kur unë dhe Caspar udhëtuam jashtë me rastin e 1-vjetorit të martesës. Ishte çmenduri sepse ishte përvjetori ynë i parë. Nuk ishte ky plani. Mendimi se mund të isha shtatzënë nuk dukej se mund të bëhej realitet. Të mbetesha shtatzënë më bëri të ndihesha njerëzore. Po e shijoj shumë. Edhe bashkëshorti po e shijon shumë”, tregoi Goulding asokohe.
Gjithashtu ajo tha se nuk e besonte as vetë se do të bëhej nënë një ditë, ndaj ju desh të priste shumë gjatë që ta zbulonte publikisht lajmin e bukur.
“Më është dashur kohë që të mbledh mendjen dhe ta pranoj edhe vet si lajm. Unë doja të bëhesha nënë në atë periudhë, por nga ana tjetër nuk e kam definuar ndonjëherë veten nga mëmësia dhe nuk mendoj se të qenurit nënë të bën grua. Por tani që pres beben e parë, kam një entuziasëm të bukur. Në atë kohë kur mora vesh shtatzëninë, sapo kisha publikuar albumin tim të radhës dhe mbarova shkrimin e një libri. Pastaj filloi jeta në ‘lockdown’ dhe ne ndërruam shtëpi. Pasi u sistemuam edhe në shtëpinë tonë të re, ku u bë një banjë e bukur, të cilën kisha shumë dëshirë ta tregoja, mendova se është momenti duhur për të treguar diçka të madhe”, tha ajo.