Një lajm i trishtë vjen për familjen e Adele, pasi ajo ka humbur të atin në moshën 57-vjeçare. Ky lajm u konfirmua nga një burim pranë këngëtares për prestigjiozen “The Sun”.
“Familja e Markut natyrisht është shumë e mërzitur nga vdekja e tij. Ai gjithmonë shpresonte që gjërat do të funksiononin me Adele, por ajo u tregua e ashpër deri në fund. Ai bëri disa përpjekje për t’i bërë gjërat siç duhet”, u shpreh burimi.
Më herët, këngëtarja e famshme ka folur për raportin e tensionuar me babanë e saj, pasi Mark braktisi nënën e saj kur ishte vetëm 3 vjeç. Adele është shprehur se nuk e urrente të atin por marrëdhënia e tyre u përkeqësua me kalimin e viteve.
Në vitin 2015, i ati i këngëtares pretendoi se ata i kishin dhënë fund mosmarrëveshjeve mes tyre.
Kujtojmë se në muajin shtator të vitit 2019, këngëtarja e njohur Adele i dha fund martesës së saj me ish-bashkëshortin Simon Konecki. Në vitin 2012, Adele dhe Simon u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Angelo, mirëpo duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë mes dyshes. Në muajin mars të këtij viti Adele dhe Simon finalizuan divorcin e tyre, teksa këngëtarja firmosi letrat. Këngëtarja e hitit “Someone Like You” u detyrua që të përdorte ndërmjetësues për të ndarë pasurinë e saj prej 190 milionë dollarë gjatë procedurave gjyqësore.