Shtëpia e mirënjohur e ankandeve “Christie’s” ka shitur këpucët e sportit të yllit të Barcelonës, Lionel Messi, pikërisht ato me të cilat shënoi golin e 644-t në karrierën me Barcelonën. Ai moment shënoi thyerjen e rekordit të golave me një ekip, të mbajtur më parë nga braziliani Pele.
Goli rekord i Messit u shënua ndaj Valladolid më 22 dhjetor 2020. Këpucët e tij u blenë në ankand për 173 mijë dollarë dhe të ardhurat do të shkojnë si donacion për spitalin universitar “Vall d’Hebron” në Barcelonë.