Hapja e dosjes së Gërdecit nga SPAK, siç u pa edhe nga fytyra e nxirë e Fatmir Mediut, ka shqetësuar mjaft njerëzit apo grupet e përfshira në katastrofën që shkaktoi 26 viktima e mbi 300 të plagosur.
I ndodhur në mes të këtij cilkoni edhe djali i Sali Berishës, Shkëlzeni, ka urdhëruar gazetarët pranë tij që të sulmojnë të gjithë gazetarët që kritikojnë Lulzim Bashën e Sali Berishën.
Logjika e sulmit natyrisht që nuk ka argument, por synon që të ekspozojë me anë të një linçimi, një grup që ata e konsiderojnë fajtor se pse Berisha, Mediu, Meta e të tjerë nuk arritën të rimarrin pushtetin.
Megjithatë nëse vihen re atmosfera politike e mediatike në vend, natyrisht që ajo ndikohet nga mënyra e debatit publik nga lart.
Sa më i fortë dhe i ashpër, aq më shumë është reagimi poshtë i bazës, i militantëve, përkrahësve, tifozëve, fanatikëve etj.
Ky reagim shpesh herë mund të jetë i vrazhdë, akuzues, fyes, diskriminues po të duash, në logjikën kur është spontan.
Por kur ky sulm merr një formë kërcënuese për një protagonist të personazhit mbi të cilin komentohet, atëherë merr një karakter personal.
E në mediat e familjes Berisha, këto ditë janë shënjestruar pikërisht kritikët e opozitës, të cilët jo pa qëllim hidhen në sheshin e linçimit të fanatikëve.
Por si “rastësisht” fanatikët nuk thjeshtë sulmojnë këta “kundërshtarë”, por i drejtojnë një mesazh direkt kërcënyes, tipike sipas kanunit.
Një nga të vendosurit në shënjestrën e kërcënimit fizik këto ditë në portalin e familjes Berisha është Kreshnik Spahiu, një nga kritikët më të fortë mediatikë të PD-së, Ilir Metës dhe Sali Berishës.
Spahiut, pasi e shajnë e sulmojnë i bëjnë të ditur se do ta gjejnë atje ku është në Belgjikë, e ku sipas tyre ka çuna problematikë.
Edhe pse i shkruar me një shqipe problematike e mungesë gramatike, në këtë rast nuk duket një reagim spontan por më shumë i ndërsyer e i sforcuar.
“Po K.Spahiu ça ka qe lef. Diten qe u largua dhe gjeti vend per bukuri ne belgjike apo atje ku rri,ha e lef,u zotua qe nuk do nerret më me polirike dhe me mediat sociale.
Cfare te beri te ndryshosh mendje o skuth pa vlere dhe qe te keqen me te madhe na quake opoziten e lulit sesa ramen qe po na kthen mbrapa.Mo lef shume o kreshnik spathiu, ka edhe çuna problematike aty ku je ti”.
Pra i bëhet e ditur Spahiur që të mos flasë se do ta gjejnë dhe ndjekin njerëzit e Berishës në Europë.
20 vjet më parë, këta “çuna problematikë” rrahën Paskal Milon, ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, i cili do të fliste në Bruksel për 14 shtatorin 1998…
TemA