Binjakët: Këtë muaj del në pah ana juaj romantike. Do të bëni gjithçka për të shuar kureshtjen që keni në lidhje me personin që pëlqeni. Gjithashtu jeni të favorizuar nga ana e komunikimit, që do të thotë se do të takoni njerëz të rinj, me të cilët do firmosni marrëveshje fitimprurëse për ju.
Demi: Afërdita me kalimin e saj në shtëpinë tuaj të dytë do t’ju dëmshpërblejë moralisht dhe materialisht. Jo vetëm që do t’ju bëjë më fleksibël dhe kreativ, por gjithashtu do t’ju motivojë të shkëputeni nga pozicionet tuaja konservatore dhe t’i shihni gjërat me sy ndryshe te financat dhe çështjet tuaja të dashurisë.
Akrepi: Afërdita hyn në shtëpinë tuaj të tetë, me dhurata, materiale dhe romancë. Do të përfitoni nga situata të ndryshme dhe nëse qëndroni fleksibël dhe të gatshëm për të shfrytëzuar mundësitë, atëherë do të bëni para, të cilat do t’ju mundësojnë të mbuloni detyrimet tuaja emergjente.
Ju gjithashtu do të keni marrëveshje ose zhvillime të favorshme nga bankat, fondet e sigurimeve ose zyrat e taksave. Ka më shumë të ngjarë të tërhiqni një person, me të cilin do të keni kimi intensive.
Ujori: Afërdita në shtëpinë e pestë ju sjell fllad të freskët në jetën tuaj të dashurisë ose të paktën ju bën të ktheheni te dashuria, në mënyrë që të shpëtoni nga çështjet e tjera me të cilat jeni mërzitur të përballeni.
Nëse jeni fejuar, është koha ideale për të zbutur tensionet me partnerin tuaj, por edhe për të shijuar jetën, duke dalë jashtë dhe duke u argëtuar.