Ditën e djeshme Loredana mori vëmendjen e të gjithëve me një foto ku shfaqej me një bebe në krahë e menjëherë mediat u pushtuan nga lajmi se reperja është bërë nënë për herë të dytë.
Madje Loredana publikoi edhe foto me Mozzikun e zbuloi se i kanë vendosur vogëlushit emrin Ylli.
Mirëpo Loredana e Mozzik nuk janë bërë prindër për herë të dytë. “Prive” ka zbuluar se fotot janë të shkrepura nga xhirimet e videoklipit që do ta rikthejë zyrtarisht çiftin përmes një dueti. Tematika e këngës prek familjen prandaj do të ilustrojë rrugëtimin e krijimit të familjes së tyre.