Numri i personave që janë shëruar pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 150 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometers”.
Sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 150 053 930 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19.
Tre vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë në të njëjtën kohë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.
Numri më i madh i personave të shëruar është regjistruar në SHBA (27 606 442), Indi (24 350 816) dhe Brazil (14 648 332).
Më pas radhiten Turqia (5 045 508), Rusia (4 632 955), Britania e Madhe (4 305 971), Italia (3 804 246), Gjermania (3 438 800), Spanja (3 402 258), Argjentina (3 157 660), Kolumbia (3 063 330) dhe Polonia (2 629 626).
Ndërkohë, në të gjithë botën ende janë në trajtim 14 975 511 persona.
Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën duke infektuar 168 529 175 persona dhe duke shkaktuar 3 499 734 të vdekur.