Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka ironizuar zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike.

Spahiu thotë se demokratët që kanë dashur të kandidojnë ndër vite për kryetar të PD-së kanë pasur një fat të zi.

Ai përmend këtu rastin e Eduart Selamit, i cili tashmë është emigrant në SHBA. Gjithashtu përmend Azem Hajdarin që është vrarë, si dhe Gramoz Pashkon dhe Sokol Olldashin që kanë humbur jetën në aksident, ndërsa pyet se kush e ka radhën.

“Zgjedhjet e “lira” në PD dhe “Fati i Zi” i kandidatëve për Kryetar:
1- Eduard Selami (emigrant në SHBA)

2- Azem Hajdari (i vrarë)

3- Gramoz Pashko (i vdekur në aksident)

4- Sokol Olldashi (i vdekur në aksident)

– Kush e ka rradhën? ……”, shkruan Spahiu në rrjetet sociale./